Tech

Kingston sjell SSD-të e gjeneratës së ardhshme KC2000 NVMe PCIe

Kingston Digital, degë e Kingston Technology, e ka prezantuar KC2000 – SSD-në e vet të gjeneratës së ardhshme M.2 NVMe PCIe për përdoruesit e biznesit dhe ata të avancuar, raporton TechPowerUp.

SSD-ja Kingston KC2000 NVMe PCIe ofron performanca të fuqishme me ndihmën e kontrollorit më të ri Gen 3.0 x 4 dhe 3D TLC NAND-it 96-shtresor. Pajisja ofron shpejtësi superiore të leximit dhe shkrimit deri në 3200 MB/s dhe 2200 MB/s. Përveç kësaj, SSD-ja ofron performancë dhe qëndrueshmëri të shkëlqyer.

Image

KC2000 është një drajv i cili në mënyrë të pavarur e enkripton dhe mirëmbanë mbrojtjen e të dhënave end-to-end me ndihmën e enkriptimit të mbështetur 256-bit AES dhe e mundëson përdorimin e softuerit të pavarur me zgjidhje të sigurisë TCG Opal 2.0, si Symantec, McAfee, WinMagic etj. SSD-ja gjithashtu e ka të integruar mbështetjen Microsoft eDrive, shkruan KOHA Ditore.

SSD-ja KC2000 NVMe PCIe është në dispozicion në kapacitetet prej 250GB, 500GB, 1TB dhe 2TB, dhe është mbështetur me garanci pesëvjeçare. SSD-ja do të shitet me çmime prej 62.40, 114.40, 201.50 dhe 410.80 dollarë për kapacitetet e sipërpërmendura.