Tech

Sony 8K TV 98-inçësh kushton 80.000 euro dhe del në shitje nga qershori

Descriptive Text

Sony ka paralajmëruar se kur do të dalin në shitje televizorët e kompanisë ZG9 8K dhe me çfarë çmimi. Modelet prej 85 inçësh dhe 98 inçësh do të jenë në dispozicion nga qershori, me çmime prej 17,000 dhe 80,000 euro. Seria ZG9 u lansua në shkurt, dhe karakterizohet me panelet LCD me rezolucion 8K dhe local dimming, përcjell Guru3D.

Televizionet e mbështesin HDR10, HLG dhe Dolby Vision. Sipas specifikimeve të disponueshme, rifreskimi maksimal për rezolucionin 8K është 30Hz. Nuk ka mbështetje për HDMI 2.1, megjithëse Sony nuk përmend se cila gjeneratë e porteve HDMI është implementuar në TV. Modelet janë të pajisura me softuerin e Google Android TV, shkruan KOHA Ditore.

Image

Gjithashtu, televizorët e tillë të mëdhenj pritet të kenë konsum të konsiderueshëm, që është rreth 1 kW. Pesha e modelit 98-inçësh është mbi 100 kilogramë (paketa komplete e ka një peshë prej 179 kg).