Samsung Galaxy S12 do të ketë jetëgjatësi më të madhe të baterisë sesa Galaxy S10

Samsung Galaxy S12 do të ketë jetëgjatësi më të madhe të baterisë sesa Galaxy S10

22 May 2019 17:12

Samsungu e ka paralajmëruar një arritje të rëndësishme, e cila do të mund ta përmirësojë në mënyrë dramatike performancën dhe jetëgjatësinë e baterisë në telefonat e ardhshëm premium të kompanisë koreano-jugore. Kompania e ka paralajmëruar azhurnimin e procesorëve të vet mobil gjatë ngjarjes Samsung Foundry Forum 2019, raporton T3.

Shkurtimisht, Samsungu është në prag të përpunimit të konsiderueshëm të elementeve bazike elektronike në një madhësi dukshëm më të vogël se tre nanometra. Kjo do të duhet ta përmirësojë performancën e shpejtësisë me 35% dhe ta reduktojë konsumin me 50 për qind. Ky kursim i energjisë dhe përmirësim i performancës do të vijnë si rezultat i një reduktimi të madhësisë së çipit për 45 për qind.

Aktualisht, numri më i madh i çipave përdorë procese 7nm, duke përfshirë Qualcomm Snapdragon 855, Kirin 980 dhe Apple A12 Bionic të cilët i funksionalizojnë pajisjet Galaxy S10 Plus, Huawei P30 Pro dhe iPhone XS Max.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, Samsungu është përpara prodhuesve rivalë të çipave kur është fjala për procesin e ri, të njohur si Gate All Around, ose GAA. Samsungu është përpara kompanisë TSMC për rreth 12 muaj, ndërsa Inteli mbetet mbrapa rreth dy deri në tre vite, shkruan KOHA Ditore.

Çipi i parë sistemor 3nm, i cili do të përdoret në smartphone, tableta dhe pajisje të tjera mobile, do të testohet në vitin 2020, ndërsa prodhimi në masë pritet në vitin 2021. Përmirësime shtesë për çipat e performancës së lartë, si procesorët grafikë dhe çipat AI për qendrat e të dhënave, do të duhet të paraqiten në vitin 2022.

Kjo do të thotë se çipsetet, të cilat e reduktojnë ndjeshëm konsumin e baterisë, do të mund t’i shohim në modelet Samsung Galaxy S12, të cilat priten në fillim të vitit 2021. (me kusht që kompania e Koresë Jugore ta ndjekë orarin aktual të publikimit të telefonave).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme