Tech

Në mbarë botën janë shitur përtej 176 milionë kopje të Minecraftit

Minecraft është një lojë shumë e popullarizuar e cila në mbarë botën është shitur dhe ende është duke u shitur në një numër të madh kopjesh. Microsofti tani i ka publikuar rezultatet më të fundit për titullin në fjalë, të cilat tregojnë se deri tani janë shitur 176 milionë kopje të lojës globalisht, raporton Ubergizmo.

Kjo është një rritje e konsiderueshme nga ajo që u publikua vetëm shtatë muaj më parë. Microsofti atëherë konfirmoi se i kishte shitur 156 milionë kopje të lojës në nivel global. Një nga arsyet se pse interesimi i madh për lojën vazhdon, janë azhurnimet dhe përmirësimet e vazhdueshme që Microsofti i ka publikuar në mënyrë periodike.

Ekziston browser versioni falas i lojës, online versioni co-op, ndërsa kohët e fundit është paralajmëruar edhe versioni AR i lojës për pajisjet mobile, i quajtur Minecraft Earth. Kompania njoftoi gjithashtu se mbi 200 milionë përdorues të regjistruar janë regjistruar për edicionin kinez të lojës, ndërsa deri më tani janë përfunduar mbi 130 milionë sesione të Minecraft Hour of Code, shkruan KOHA Ditore.

Pritet që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, sidomos kur bëhet fjalë për Minecraft Earthin më të ri.