Tech

MSI në përgatitje të pllakave amë X570 Gaming Plus dhe Pro Carbon

Vitin e kaluar, MSI i prezantoi pllakat amë të serive MAG, MPG dhe MEG. Seria MPG paraqet segmentin e mesëm në fushën e dizajnit dhe funksioneve. Seria MAG (Tomahawk, Mortar) është e dedikuar për konsumatorët buxhetor, ndërsa seria MAG është e krijuar për entuziastët e PC (Ace Godlike). Tani për tani nuk dihet nëse seria MAG do të arrijë në platformën X570, raporton Videocardz.

Image

Ajo që sajti Videocardz e konfirmon është se MSI do t’i publikojë pllakat amë X570 Gaming Plus dhe X570 Gaming Pro Carbon. Të dy modelet kanë ventilator onboard dhe dy sllote PCIe x16 (me siguri 4.0). Specifikimet priten së shpejti, ndërsa për momentin ofrohen fotografi të dy modeleve, shkruan KOHA Ditore.