Inteli patenton dizajne të ndryshme për telefonin futuristik

Inteli patenton dizajne të ndryshme për telefonin futuristik

20 May 2019 22:50

Sipas dokumentacionit të patentës, i cili u prezantua në fajllat e World Intellectual Property Office (WIPO), Inteli aktualisht po mendon të hyjë në tregun e telefonave. Thashethemet në lidhje me këtë temë u shfaqën më herët, por ato sugjeronin për një telefon fleksibil. Dizajnet më të reja të patentave përfshijnë modele më konvencionale të telefonave, raporton LetsGoDigital.

Sido që të jetë, patentat më të reja të Intelit janë të ndryshme nga telefoni i zakonshëm i sotëm. Kompania po i konsideron dy prototipa themelor të telefonit: një me një panel tipik të përparmë të dominuar nga ekrani dhe tjetri në të cilin ekrani shtrihet pjesërisht në pjesën e pasme të pajisjes. Në të dyja rastet, paneli është i lakuar drejt skajeve të telefonit dhe e krijon një efekt edge-to-edge.

Image

Disa nga fotografitë nga patenti tregojnë se Inteli po planifikon ta përdorë vrimën punch-hole për kamera. Kamerat gjithashtu do ta kenë teknologjinë 360 shkallëshe e cila do ta mundësonte krijimin e përmbajtjeve të gjeneratës së ardhshme, si mjediset e pavarura për realitetin virtual dhe atë të zgjeruar, shkruan KOHA Ditore.

Patenta u prezantua më 14 maj dhe është e sigurt se do të kalojë ca kohë derisa të zbatohen idetë nga dokumentacioni, nëse Inteli vendosë t’i komercializojë fare në ndonjë nga pajisjet e veta të ardhshme.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme