Sony prezanton telefonin kompakt Xperia Ace

Sony prezanton telefonin kompakt Xperia Ace

20 May 2019 20:32

Tashmë ka gjithnjë e më pak telefona kompakt me harduer të fuqishëm, por Sony po përpiqet ta ruajë traditën e lansimit të modeleve më të vogla. Edhe pse kompania nuk e ka publikuar kurrë Xperia XZ4 Compact për tregun global, në Japoni Xperia Ace tani është paraqitur për provajderin lokal Docomo, raporton GSMArena.

Telefoni i ri kompakt Xperia e ka një ekran LCD 5 inçësh, me rezolucion FHD+ dhe raport të faqeve 18:9. Pjesa e përparme vjen me një kornizë të gjerë klasike, me sistemin me dy altoparlantë dhe kamerë për selfie 8MP.

Image

Telefoni punon me çipsetin Snapdragon 630, i kombinuar me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë ​​ruajtjeje (e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD). Në anën e pasme është kamera 12MP me blic LED. Në anën e djathtë të kornizës janë vendosur sensorët për gjurmë të gishtave dhe tastet për zë, shkruan KOHA DiItore.

Kapaciteti i baterisë është 2700mAh, ndërsa sistemi operativ Android 9 vjen me interfejs të përshtatur të Sony. Xperia Ace do të jetë në dispozicion në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe vjollcë, me një çmim prej rreth 400 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme