Tech

Samsung sjell Galaxy S10+ Olympic Game Edition

Descriptive Text

Samsungu është sponsor i Lojrave Olimpike që nga viti 1998 dhe e ka një marrëveshje sponsorizimi deri në vitin 2028. Tradicionalisht, kompania koreano-jugore për çdo Olimpiadë e shpall një edicion të veçantë të telefonit të vet premium, raporton GSMArena.

Këtë vit, Samsung Galaxy S10+ do ta ketë edicionin e vet për Olimpiadë. Versioni Prism White i telefonit do ta ketë logon e lojërave "Tokyo 2020" në anën e pasme.

Image

Do të krijohen vetëm 10.000 njësi të telefonit Galaxy S10+ Olympic Game Edition, në fund të korrikut. Docomo është provajder ekskluziv në Japoni dhe ai do ta shesë telefonin me një çmim prej rreth 900 euro. Tani për tani nuk dihet nëse telefoni do të jetë në dispozicion edhe jashtë Japonisë, shkruan KOHA Ditore.

Versionet e mëparshme të telefonave specialë të Samsungut për Olimpiadë përfshinin: Galaxy Note8 (2018), Galaxy S7 edge (2016), Galaxy Note 3 (2014) dhe Galaxy Note (2012).