Mac kompjuterët më të vjetër mund të preken nga ZombieLoad

Mac kompjuterët më të vjetër mund të preken nga ZombieLoad

20 May 2019 12:25

Kohët e fundit është njoftuar se është zbuluar një lloj i ri i lëshimit të sigurisë, i cili ndikon në procesorët Intel. Lëshimi është emërtuar ZombieLoad, ndërsa lajmi i mirë është se Inteli në ndërkohë e ka publikuar arnimin e ri microcode, i cili ua mundëson prodhuesve ta aplikojnë në pajisjet e tyre. Megjithatë, si duket ekzistojnë disa kompjuterë që janë ende të ndjeshëm ndaj lëshimit në fjalë, raporton Ubergizmo.

Sipas AppleInsider, si duket kompjuterët më të vjetër Mac ende mund të jenë të ndjeshëm ndaj këtij lëshimi të sigurisë. Në dokumentacionin mbështetës të publikuar në sajtin e Apple, kompjuterët Mac më të vjetër se viti 2011 janë listuar si potencialisht të pambrojtur ndaj llojeve të ngjashme të sulmeve. Arsyeja se pse Apple nuk është në gjendje t'i korrigjojë ato është se Inteli nuk i ka ofruar kodet e nevojshme për to, shkruan KOHA Ditore.

AppleInsider thekson se Apple e ka një faqe mbështetjeje për atë që quhet "shmangie e plotë" e lëshimit, gjë që do ta eliminonte mundësinë për sulme potenciale. Megjithatë, problemi i vetëm me këtë është se kjo zgjidhje mund ta reduktojë performancën e sistemit deri në 40 për qind.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme