Tech

Versionet më të vjetra të Windowsit bëhen me arnim për parandalimin e sulmeve WannaCry

Microsofti po përpiqet t’i parandalojë sulmet e reja malware në stilin WannaCry para se ato të ndodhin. Gjiganti softuerik e ka publikuar një arnim për lëshimin Remote Desktop Services (ose Terminal Services) i cili mund t’ia mundësojë malware që të përhapet nga kompjuteri në kompjuter pa kërkuar inpute nga ana e përdoruesit, raporton Engadget.

Lëshimi i sigurisë e sulmon Windows 7, Windows Server 2008 R2 dhe versionet e tjera të platformës. Është interesante se Microsofti nuk dëshiron të rrezikojë dhe në mbështetjen e mbrojtjes nga lëshimet e reja të sigurisë e ka përfshirë edhe Windows XP dhe Windows Server 2003 të cilët prej kohësh nuk kanë mbështetje nga kompania.

Kompania tha se nuk janë vërejtur abuzime para lansimit të arnimit, por se ekziston një mundësi e madhe që hakerët e kanë përdorur lëshimin e sigurisë. Disa sisteme që e kanë Network Level Authentication, kanë mbrojtje të pjesshme, pasi që nevojiten informacione personale për logim përpara se të mund të shfrytëzohet lëshimi i sigurisë, shkruan KOHA Ditore.

Wanna Cry në të kaluarën ka pasur ndikim shkatërrues në pajisjet PC në mbarë botën dhe është e qartë se pse Microsofti ka vendosur që në mbështetjen për mbrojtje të përfshijë versione më të vjetra të sistemeve të veta operative, të cilat më nuk marrin mbrojtje të rregullt të sigurisë prej kompanisë.