MicroSD kartela e parë me 1TB më në fund del në shitje

MicroSD kartela e parë me 1TB më në fund del në shitje

17 May 2019 16:09

Kompania SanDisk më në fund ka filluar me shitjen e kartelës memorike të parë botërore me një kapacitet prej 1TB. Ajo që është interesante është se microSD karta shitet me një çmim që është më i ulët se sa pritej fillimisht, raporton PhoneArena.

MicroSD karta SanDisk Extreme UHS-I është aktualisht në dispozicion me një çmim prej 450 dollarë, që është për 50 dollarë më pak se çmimi i rekomanduar më parë prej prodhuesit. Nga ana tjetër, çmimi është rreth 250 dollarë më i lartë se ai që një kompani e fokusuar në memorie i kërkon për modelin 512GB Extreme, shkruan KOHA Ditore.

Natyrisht, përveç kapacitetit është e rëndësishme edhe shpejtësia, ndërsa modeli SanDisk Extreme 1TB nuk zhgënjen në këtë drejtim. Kartela MicroSD ofron shpejtësi leximi deri në 160MB/s dhe shpejtësi maksimale të shkrimit të të dhënave deri në 90MB/s. Ofrohet mbështetja për videoklipet në Full HD dhe 4K Ultra HD.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme