Tech

Cooler Master paralajmëron Case Mod World Series 2019

Gara më e madhe e moderëve në botë është bërë edhe më e madhe, ndërsa në festimin e një dekade përkushtimi, komuniteti i moderëve Cooler Master e paralamëroi Case Mod World Series 2019 (CMWS19), raporton Cooler Master.

CMWS19 do ta ketë një fond total shpërblimesh prej 24,000 dollarësh dhe 10,000 dollarë të rezervuara për fituesin në kategorinë e shtëpizës më të mirë në segmentin Master League, i cili e paraqet festimin e 10 vjetorit të garimit. Fituesi i vendit të dytë do t’i fitojë 5,000 dollarë, ndërsa i treti do t’i fitojë 1,000 dollarë. Fituesi në kategorinë Scratch Build do ta fitojë një çmim prej 3,000 dollarësh, shkruan KOHA Ditore.

Segmenti Master League i garës është i dedikuar për moderët e shquar dhe me përvojë, të cilët do ta marrin titullin e më të mirëve në #CMWS19. Këtë kategori do ta karakterizojnë zgjidhjet superiore si në fushën teknike ashtu edhe në fushën e dizajnit.

Apprentice League do ta sjellë në komunitet talente të reja, të cilët duan që hobin e modimit të shtëpizave ta ngrisin në nivelin e ardhshëm. Në këtë segment, pesë fitues do të përzgjidhen në kategori të ndryshme, ku secili do ta fitojë nga një çmim prej 1,000 dollarë në vauçerë për CM Store.

Regjistrimet për Cooler Master Case Mod World Series 2019 (CMWS19) janë të hapura deri më 15 qershor në adresën: https://landing.coolermaster.com/cmws19/registration/