Tech

TSMC tashmë prodhon çipa A13 për linjën e ardhshme të iPhone

E dimë se kompania tajvaneze TSMC do të jetë furnizuesi i vetëm i Apple për çipat A13 për linjën e sivjetme të iPhone.

Tani Bloomberg raporton se kompania e ka filluar prodhimin testues të procesorëve të ardhshëm, me planet për ta filluar prodhimin masiv në fund të muajit të ardhshëm, raporton GSMArena.

Çipi i ri A13 do të prodhohet në procesin 7nm dhe do të ofrojë litografi të përmirësuar EUV (Extreme Ultraviolet). Si gjithmonë, mund të priten performanca superiore dhe jetëgjatësi e përmirësuar e baterisë me çipat e rinj A13, shkruan KOHA Ditore.

Sipas burimeve të brendshme, Apple planifikon ta mbajë ciklin e lansimit prej vitit të kaluar dhe do t’i prezantojë dy modele premium, pasuesit e telefonave XS dhe XS Max, si dhe iPhone XR të azhurnuar. Pritet që të tre telefonat e rinj do ta ruajnë pjesën më të madhe të dizajnit të modeleve aktuale, me përjashtim të pjesës së pasme e cila tani do t’i ketë tre kamera në modelet premium dhe dy kamera në pasardhësin XR.