Tech

Huawei e lanson MateBook E me çip Qualcomm Snapdragon 850

Descriptive Text

Muajin e kaluar, Huawei në heshtje ka lansuar modelin e ri të pajisjes MateBook E, por vetëm në Kinë. Ajo që e dallon këtë model është se bëhet fjalë për Windows on ARM PC, gjë që e bën atë pajisjen e tretë që punon me çipsetin Snapdragon 850, pas modeleve Yoga C630 dhe Samsung Galaxy Book2.

Përveç çipsetit të ri, nuk ka ndryshime të tjera në këtë version të tabletit/laptopit. Ende ofrohet ekrani 12-inçësh 1440p, 4GB ose 8GB RAM, dhe deri në 512GB hapësirë për ruajtje. Pajisja vjen në formatin e tabletit me një tastierë që mund të shtohet/ndahet.

Çmimi i MateBook E me çip Qualcomm Snapdragon 850 është rreth 595 dollarë në Kinë për modelin me 4GB RAM dhe 128GB SSD. Kjo është dukshëm më lirë sesa çmimet e modeleve të mëparshme të pajisjes dhe diçka që është qëllimi i Qualcommit kur bëhet fjalë për platformën Snapdragon 850, shkruan KOHA Ditore.

Microsofti nuk e ka prezantuar pajisjen në kuadër të stendës Windows on ARM gjatë konferencës së vet Build.