Tech

Certifikohet telefoni i ri Oppo Reno

Oppo Reno u paralajmërua globalisht dy javë më parë, ndërsa tani varianti i telefonit është paraqitur në certifikimin TENAA me një kamerë më të madhe për selfie dhe një shtëpizë më të madhe, raporton GSMArena.

Telefoni, me emrat e koduar PCDM10 dhe PCDT10, e ka një procesor tetëbërthamësh @2.2GHz. Ky mund të jetë i njëjti çipset të cilin e ka Oppo Reno - Snapdragon 710 - përveç nëse Oppo e zgjedh Snapdragon 730. Përveç kësaj, listingu zbulon 6GB RAM dhe 128GB hapësirë të ruajtjes. Sistemi me dy kamera mbetet 48MP + 5MP, ndërsa kamera e përparme është azhurnuar në 32MP.

Midis modelit të lansuar më parë dhe modelit të ri ekziston një ndryshim në madhësinë dhe kapacitetin e baterisë. Ekrani e përmban një panel OLED prej 6.4 inçësh me rezolucion Full HD+. Bateria e re është listuar me një kapacitet prej 3950mAh, gjë që e paraqet një përmirësim prej mbi 10% krahasuar me modelin e zakonshëm Reno, shkruan KOHA Ditore.

Mbetet për t'u parë se cilin emërtim do ta ketë telefoni i sapo-listuar Reno, ndërkohë që është e qartë se Oppo llogaritë plotësisht në linjën Reno për t’i lëvizur kufijtë në treg.