Tech

HTC konfirmon zhvillimin e telefonit të dytë blockchain

Descriptive Text

HTC kohët e fundit ndoshta nuk po prezanton shumë telefona, por kompania tajvaneze vitin e kaluar e ka krijuar telefonin e saj të parë për blockchain - HTC Exodus. Kompania tani ka njoftuar se po punon në pasardhësin e telefonit të vet të parë për blockchain, i cili do të duhej të paraqitet më vonë gjatë vitit, raporton Ubergizmo.

HTC Exodus ishte kryesisht variant i modelit HTC U12+, me disa përmirësime harduerike dhe softuerike. Pajisja është promovuar si një mundësi e mirë për ata që përdorin aplikacione për kriptovaluta. Gjithashtu, në të ka mundësi të ruhet Bitcoini dhe kriptovalutat e tjera.

Sipas një raporti nga Tajvani, kompania HTC është e kënaqur që telefoni i parë i kompanisë për blockchain është plasuar në treg dhe se pajisja i ka justifikuar pritjet e saj, shkruan KOHA Ditore.

Tani për tani, nuk dihet se në cilën platformë do të bazohet pasardhësi i Exodus, pasi që HTC nuk e ka publikuar ende pasardhësin e modelit U12+. Kjo sugjeron se telefoni i dytë i HTC-së për blockchain do të mund të zhvillohet prej fillimi në platformën e re.