Tech

Android Q do të kalojë automatikisht mes modeve Dark dhe Light

Sipas raporteve të mëparshme, pritet që Android Q më në fund do ta implementojë modin e errët sistemor. Tani, bazuar në raportin e sajtit Android Police, si duket në Android Q beta është aktivizuar funksioni i cili ua mundëson përdoruesve të planifikojnë se kur do ta aktivizojnë dhe ndalin modin e errët, raporton Ubergizmo.

Kjo do të thotë se nëse përdoruesi preferon që Android të menaxhojë me opsionin se kur mode i errët është i ndezur dhe kur i fikur, ai mund ta konfigurojë këtë opsion për t'iu përshtatur nevojave të veta.

Sipas asaj që sugjerohet, nuk është e mundur të konfigurohet konkretisht koha specifike se kur Dark Mode do të aktivizohet dhe kur do të fiket, por në vend të kësaj bazohet në lindjen dhe perëndimin e diellit. Ky funksion u zbulua më parë në kuadër të Android Q, por nuk është aktivizuar deri më tani, shkruan KOHA Ditore.

Gjithashtu si duket modin e errët është e mundur ta aktivizojmë më herët se sa është konfiguruar nëse ai detekton se niveli i baterisë është i ulët. Google ka theksuar më parë se modi i errët ndihmon në ruajtjen e jetëgjatësisë së baterisë, kështu që për përdoruesit do të nënkuptojë implementimin e këtij funksioni në versionin e ardhshëm të Androidit.