Tech

Ericsson, laborator për inteligjencën artificiale

Gjiganti suedez në fushën e telekomunikacionit Ericsson njoftoi krijimin e një promotori botëror për inteligjencën artificiale, në Montreal, pikërisht në këtë zonë ku gjigantët e teknologjisë si Google, Facebook dhe Microsoft kanë investuar tashmë në fushën kërkimore për këtë lloj inteligjence.

“Ky laborator i specializuar do të zhvillojë sisteme inteligjente dhe do të fokusohet në të dhënat në fushën e telekomunikacionit, kryesisht rrjetet 5G”, sipas një komunikate të kompanisë, e cila parashikon rekrutimin e 30 shkencëtarëve dhe hulumtuesve në 2019.

Në total Ericsson do të investojë 26.6 milionë euro për këtë projekt në pesë vite.

“Këta ekspertë do të punojnë për automatizimin dhe zhvillimin e rrjeteve 5G dhe atyre ekzistuese”, sqaroi Graham Osborne, president i degës kanadeze të gjigantit suedez.

Ericsson zotëron ndërkohë një qendër kërkimore dhe zhvillimi me një mijë të punësuar në Montreal, së cilës do i bashkohet laboratori i ri.

Metropoli i Kebekut nuk i fsheh ambiciet për t’u shndërruar në qendrën më të madhe të kërkimit në fushën e inteligjencës artificiale./atsh