Tech

Samsungu planifikon SSD 2TB 970 Pro series

Në listingjet në shitjet online është paraqitur versioni 2TB i SSD-ve Samsung 970 Pro series. Kjo sugjeron që Samsungu po planifikon ta zgjerojë ofertën e vet MLC M.2 për të ofruar më shumë mundësi për ruajtje për SSD-të e veta kompakte të NVM-ve, raporton Overclock3D.

Gjatë paralajmërimit, Samsungu e ofroi 970 Pro SSD në variantet 512GB dhe 1TB dhe vendosi t’i publikonte SSD-të 2D TB M.2 në formën e modeleve 970 EVO dhe 970 EVO Plus të bazuara në TLC.

Meqë disku i ri reklamohet si 970 Pro series drive, nuk pritet të implementojë ndryshime të mëdha në karakteristikat e performancës së modelit 970 Pro. Pritet që ai ta ketë të njëjtin çip kontrollues Phoenix dhe sasi të ngjashme të cache memories DDR4 si SSD-të ekzistuese të Samsungut 970 PRO series.

Shfaqja e modelit të ri 970 PRO në shitjet me pakicë sugjeron që gjenerata e ardhshme e SSD-ve 980 NVMe nuk mund të pritet në një të ardhme të afërt. Nga ana tjetër, është mirë që SSD-të 2TB MLC do të jenë në dispozicion në formatin M.2, gjë që do t’u përgjigjet krijuesve të sistemeve PC.