Tech

Azhurnimi i Nokia 8110 4G V15 mundëson mbështetje globale për WhatsApp dhe Facebook

Descriptive Text

 

Nokia 8110 4G më herët këtë muaj në Indi është pajisur me WhatsApp, ndërsa tani ky "telefon bananë" do të ketë mbështetje për WhatsApp dhe Facebook në nivel global, përmes azhurnimit më të ri, raporton NokiaPowerUser.

HMD Global ka filluar ta livrojë firmwarein e ri, i cili e bartë numrin e versionit 15.00.17.03 dhe i ka 38MB. Pas instalimit të azhurnimit, mund ta shkarkoni Facebookun dhe WhatsAppin nga KaiStore, përcjell KOHA Ditore.

Nokia 8110 4G u lansua në shkurt të vitit të kaluar dhe e paraqet një version modern të modelit legjendar Nokia 8110, i cili u shfaq në filmin Matrix. Telefoni e përdor çipsetin Snapdragon 205 dhe e përdor KaiOS.