18-vjeçari padit Apple-in, i kërkon një miliard dollarë dëmshpërblim

18-vjeçari padit Apple-in, i kërkon një miliard dollarë dëmshpërblim

25 April 2019 23:34

Një 18-vjeçar ka paditur kompaninë Apple, duke i kërkuar një miliard dollarë dëmshpërblim.

“Ousmane Bah, akuzon sistemin e njohjes së fytyrës se e ka lidhur gabimisht me një seri vjedhjesh në dyqanet e gjigantit amerikan”, njofton “Washington Post”.

Bah u arrestua në nëntor dhe mandati për arrest mbante foton e një personi tjetër. Agjentët e departamentit të policisë së Nju Jorkut dolën në përfundimin se hajduti i filmuar nga kamerat e sigurisë në dyqan as që i afrohej pamjes së Bah.

Në padinë e ngritur citohen agjentët e policisë dhe mendohet se “Apple” ka përdorur teknologjinë e tij të njohjes së fytyrës për të identifikuar hajdutët./ATSH/

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme