Tech

Kërkohet që shteti të përkrahë më shumë sektorin e teknologjisë

Në emisionin e mëngjesit “SOT” në Kohavision, u diskutua për digjitalizimin, gjegjësisht robotizimin e shumë shërbimeve e punëve që po ndodhin nëpër botë dhe se ku është Kosova me këtë trend të zhvillimeve.

Valon Canhasi, ekspert i IT-së, deklaroi se Kosova vite më parë ka pasur një fazë të investimeve në kompjuterizimin e shërbimeve në sektorin publik, mirëpo kjo ka ngecur pastaj me kalimin e kohës, derisa sektori privat, sipas tij, është në hapa më të shpejtë në këtë drejtim, përkundër atij publik.

Tutje Canhasi shtoi se në Kosovë rinia është e dhënë shumë pas teknologjisë, dhe lidhur me këtë shteti, sipas tij, duhet, nëse jo të krijojë ministri të IT-së, atëherë të ketë një fond që do të ndihmonte zhvillimin e ideve të reja, derisa si urgjente ai e sheh edhe reformimin e kurikulave nëpër shkolla në këtë sferë.

Veç kësaj, sipas Canhasit, Kosova thuajse e tëra është në rrjetet sociale, që tregon për përdorimin e madh të telefonave të mençur në vendin tonë, pajisje këto që kanë zëvendësuar shumë punë në një aparat.

Për më shumë, bisedën e gjeni në linkun në vazhdim: