Microsofti tani për tani nuk e largon Paint nga Windows 10

Microsofti tani për tani nuk e largon Paint nga Windows 10

25 April 2019 21:15

Microsoft Paint është një nga aplikacionet që ishin planifikuar për largim me ardhjen e Windows 10 Fall Creators Update. Edhe pse Paint që nga atëherë ka mbetur në dispozicion të përdoruesve, aplikacioni nuk ka marrë asnjëherë më funksionet e reja, pasi që ende po përballet me mundësinë e largimit nga Windows 10 në një moment në të ardhmen, raporton Neowin.

Në fund të vitit 2017, Microsofti filloi me paraqitjen e paralajmërimit në kuadër të Paint, i cili i njoftonte përdoruesit për shuarjen e shërbimit, të cilin duhej ta zëvendësonte Paint 3D. Kjo, megjithatë, nuk nënkuptonte se aplikacioni do të largohej tërësisht: ai ende do të ishte në dispozicion në Microsoft Store.

Tani Brandon LeBlanc, menaxher i lartë i programit në Microsoft për Windows, tha se gjiganti softuerik nuk do ta largojë aplikacionin - të paktën jo në të ardhmen e afërt, shkruan KOHA Ditore.

LeBlanc theksoi se Paint mbetet në Windows 10 dhe do të jetë pjesë e versionit 1903 të platformës, ose Windows 10 May 2019 Update, i cili u aktivizua javën e kaluar si pjesë e Microsoft Developer Network. Tani për tani nuk dihet se pse Microsofti ka vendosur ta mbajë Paintin në formën e tij aktuale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme