Qualcomm dhe Samsung do të prodhojnë modemët 5G për Apple në vitin 2020

Qualcomm dhe Samsung do të prodhojnë modemët 5G për Apple në vitin 2020

25 April 2019 15:12

Jo shumë kohë pasi doli lajmi se Intel po largohet nga tregu i modemëve 5G, Apple u detyrua të arrinte marrëveshje me Qualcommin dhe t’i përdorë çipat e kësaj kompanie në iPhonët e ardhshëm. Megjithatë, në atë kohë, askush nuk kishte përmendur informacionin se Samsungu do të ishte furnizuesi i dytë për kompaninë nga Kupertino.

Sipas analistit Ming-Chi Kuo, Apple do ta kërkojë një tjetër furnizues të çipave të modemëve 5G, dhe ky furnizues me siguri do të jetë Samsungu. Kjo do t’ia mundësojë Apple ta ketë një hapësirë të caktuar në procesin e negocimit të çmimeve dhe ta zvogëlojë mbështetjen dhe varësinë nga vetëm një furnizues. Kështu, në vitin 2020, mund të priten modelet e iPhone me çipa të Qualcomm dhe Samsung, shkruan KOHA Ditore.

Kjo gjithashtu konfirmon përsëri se iPhonët e sivjetëm nuk do të kenë mbështetje 5G. Ming-Chi Kuo beson se implementimi i mbështetjes 5G do t’i përmirësojë ndjeshëm shitjet e iPhone në vitin 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme