CEO i OnePlus konfirmon që OnePlus 7 Pro do të ketë ekran revolucionar dhe 5G

CEO i OnePlus konfirmon që OnePlus 7 Pro do të ketë ekran revolucionar dhe 5G

25 April 2019 13:11

Pritet të publikohet linja e telefonave OnePlus 7, por për momentin nuk dihet ende se kur do të ndodhë kjo. Ndërkohë, CEO Pete Lau në një intervistë me The Verge i zbuloi disa detaje në lidhje me telefonat OnePlus 7 dhe OnePlus 7 Pro, raporton GSMArena.

Lau konfirmoi se OnePlus 7 do të lansohet me OnePlus 7 Pro dhe do të ketë lidhje 5G. Edhe pse nuk janë publikuar informacione lidhur me çmimet, pritet që telefonat të jenë konkurrues me modelet premium Sasmsung, Huawei dhe Apple.

Image

Thuhet që modeli OnePlus 7 Pro do t’i vendosë themelet e reja kur bëhet fjalë për ekranet e pajisjeve mobile. Sipas Lau, ekrani i telefonit do ta paraqesë një fotografi shumë të qartë dhe të mprehtë. Gjithashtu pritet që modeli Pro ta ketë një ekran prej 90Hz, shkruan KOHA Ditore.

U theksua se OnePlus 7 pa dyshim do të jetë më i shtrenjtë se modeli OnePlus 6T (që do të thotë se çmimi fillestar do të jetë mbi 579 dollarë për modelin 8GB + 128GB Mirror Black). OnePlus është aktualisht në një situatë shumë të mirë kur është fjala për biznesin dhe kompania nuk ka nevojë më të mbështetet në truqet si çmimet më të ulëta në krahasim me konkurrencën.

Thashethemet e mëparshme gjithashtu sugjeruan se OnePlus 7 Pro do të ketë pop-up selfie kamerë, 3x zoom dhe kamerë me kënd ultra të gjerë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme