FB instalon sisteme diellore për qendrat e të dhënave

FB instalon sisteme diellore për qendrat e të dhënave

25 April 2019 08:47

Nju Jork, 25 prill - Kompania Facebook ka zhvilluar gjashtë sisteme të reja fotovoltaike për të fuqizuar qendrat e përpunimit të të dhënave, theksoi themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg, në Ditën e Tokës, që u festua dje.

“Qendrat tona të të dhënave janë tashmë ndër më të efektshmet në botë. Vitin e kaluar kemi shpallur qëllimin e furnizimit të të gjitha zyrave dhe qendrave të të dhënave me 100% energji të rinovueshme. Këto projekte të reja diellore do të na ndihmojnë të arrijmë këtë qëllim”, shkroi Zuckerberg.

Të gjashtë impiantet diellore do të zhvillohen nga Dominion Energy në SHBA, në shtetet e Virxhinias dhe Karolinës së Veriut dhe do të hyjë në veprim në mesin e vitit 2020.

Impiantet në tërësi do të kenë një kapacitet prej 350 megavatësh/ANSA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme