Tech

Samsungu shtyn lansimin e Galaxy Fold në Kinë

Galaxy Fold tashmë i kishte disa probleme edhe para vetë lansimit (falë disa modeleve të prishura në testet e IT sajteve) ndërsa tani problemet vazhdojnë. Samsungu ka njoftuar se do t’i shtyjë konferencat e veta për shtyp në Hong Kong dhe Shanghai, të cilat fillimisht ishin planifikuar për në 23 dhe 24 prill. Tani për tani, lansimi i telefonit nuk është shtyrë në SHBA, i cili është planifikuar për 26 prill, raporton Engadget.

Nuk është njoftuar arsyeja për shtyrjen e lansimit të telefonit Galaxy Fold, dhe as nuk është publikuar asnjë datë e re e lansimit. Gjithashtu, nuk dihet nëse kjo do të ketë ndikim në lansimin e telefonit në Tajvan, të planifikuar për 25 prill, shkruan KOHA Ditore.

Samsungu, pa befasi, nuk dëshiron që vonesat e përmendura t’i lidhë me modelet e prishura në testet në fjalë, por është e mundur që kompania koreano-jugore të ketë nevojë për më shumë kohë për t’i zgjidhur problemet përpara valës tjetër të livrimit të Galaxy Fold.