Tech

Shitjet globale të hard disqeve në rënie për 12% gjatë tremujorit të parë sivjet

Ardhja e pajisjeve SSD në treg sigurisht që ka pasur ndikim të konsiderueshëm në shitjen e hard disqeve. Në vitet e ardhshme, pritet që prodhimi i hard disqeve të reduktohet, ndërsa pajisjet HDD do të bëhen më të shtrenjta se SSD-të, raporton Guru3D.

Kompania analitike Trendfocus tashmë ka vërejtur ndryshime në tregun e HDD-ve, ndërsa shenjat e para të rënies së këtij segmenti mund të shihen gjatë tremujorit të parë të vitit 2019. Shitjet e hard disqeve të konsumit të tipeve 3.5-inçëshe dhe 2.5-inçëshe kanë rënë dukshëm. Nga ana tjetër, është interesante që rritje ka shënuar shitja e HDD pajisjeve të biznesit, shkruan KOHA Ditore.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, janë livruar 25.4 milionë disqe, që është rreth katër milionë më pak se në tremujorin e fundit të vitit 2018. Numri i pajisjeve të shitura 2.5 inçëshe (që përdoren shpesh në laptopë) ka shënuar një rënie prej gjashtë milionë, në gjithsej 37 milionë njësi të shitura.