Adata sjell modulin memorik XPG SPECTRIX D60G DDR4

Adata sjell modulin memorik XPG SPECTRIX D60G DDR4

24 April 2019 07:13

Kompania Adata e ka publikuar modulin memorik XPG spectrix D60G DDR4, i cili karakterizohet nga një dizajn i dyfishtë unik diffuser RGB, dhe e mundëson zonën më të madhe RGB në cilindo modul memorik. Përveç kësaj, memoria e ka një gamë të gjerë frekuencash prej 3200-4133MHz dhe i mbështet profilet Intel XMP 2.0 për overclockim të lehtë, shkruan TechPowerUp.

XPG SPECTRIX D60G e mbështet mbi 60% të sipërfaqes së modulit kur bëhet fjalë për ndriçimin RGB. Përveç kësaj, dizajni unik i memories do ta tërheqë gjithashtu vëmendjen edhe me diamantët e vet të frymëzuar nga sipërfaqja dhe dizajnin X-light.

Image

Memoria është bërë nga çipat e cilësisë së lartë dhe e ka një përçues metalik të nxehtësisë për integritet të shkëlqyer sinjali, besueshmëri dhe stabilitet, gjë që në mënyrë efektive e zgjatë jetëgjatësinë e modulit memorik. Intel Extreme Memory Profiles (XMP) 2.0 mundëson overclockim të lehtë dhe e përmirëson stabilitetin e sistemit, shkruan KOHA Ditore.

Çmimi dhe disponueshmëria e moduleve memorike Adata XPG SPECTRIX D60G DDR4 nuk janë bërë të ditura.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme