Tech

Apple po punon në krijimin e aplikacioneve universale për iOS dhe MacOS

Apple po punon gjithnjë e më seriozisht në një qasje që është zbatuar dikur nga Microsofti (dhe që ka dështuar), e që e nënkupton bashkimin e iOS dhe MacOS për t’i lidhur dy ekosistemet për transicion të lehtë nga njëri në tjetrin, raporton Softpedia.

Një nga veprimet më të fundit të kompanisë është fokusimi në faktin se më shumë funksione të iOS migrojnë në macOS, ndërsa raportet sugjerojnë se versioni më i ri i sistemit operativ në desktop do t’i sjellë disa përmirësime në këtë fushë. Pritet që MacOS të ketë Screen Time dhe Siri Shortcuts, të cilat tashmë janë në dispozicion për pajisjet iOS dhe kjo teknikisht do ta mundësojë lidhjen e pajisjeve mobile dhe PC.

Siri Shortcuts, që mund të instalohet në iPhone dhe iPad nga App Store, do të jetë në dispozicion për përdoruesit e macOS më vonë gjatë vitit. Screen Time do të mbërrijë me panel të ri në System Preferences, ndërsa përdoruesve do t'u mundësojë që të konfigurojnë se sa kohë duan ta ekzekutojnë një aplikacion të caktuar, shkruan KOHA Ditore.

Më shumë detaje rreth projektit priten në qershor, gjatë konferencës Apple WWDC, ndërsa kompania me siguri do të insistojë prej developerëve që t’i përgatisin aplikacionet e tyre për bashkimin midis platformave iOS dhe MacOS.