MSI-ja konfirmon mbështetjen për CPU dhe APU AMD të gjeneratës së ardhshme në serinë e pllakave amë 300 dhe 400

MSI-ja konfirmon mbështetjen për CPU dhe APU AMD të gjeneratës së ardhshme në serinë e pllakave amë 300 dhe 400

23 April 2019 20:12

Më herët janë shfaqur informata për kompaninë MSI dhe planet për mbështetjen e gjeneratës së ardhshme të procesorëve AMD në serinë 300 të pllakave amë të kompanisë. Përkrahja teknike e MSI-së u ka thënë disa konsumatorëve se gjenerata e ardhshme e tretë e procesorëve AMD Ryzen nuk do të mbështetet në pllakat amë X370. Ndërkohë, MSI e ka sqaruar situatën, duke thënë se përkrahja kishte informacione të gabuara dhe se kompatibiliteti do të jetë i disponueshëm, raporton KitGuru.

MSI ende është duke e testuar linjën e vet të pllakave amë AM4 300-series dhe 400-series, ashtu që të jenë plotësisht të verifikuara për procesorët AMD të gjeneratës së ardhshme. Megjithatë, kompania konfirmon se ka ndërmend të ofrojë mbështetje cross-gen në sa më shumë pllaka që të jetë e mundur, shkruan KOHA Ditore.

Lista e pllakave amë të përkrahura mund të rritet në ndërkohë, por deri më tani (për sa i përket X370), pllakat amë në vijim ofrojnë mbështetje për procesorët e ardhshëm AMD:

X370 XPOWER Gaming Titanium
X370 Gaming Pro Carbon
X360 Gaming Pro Carbon AC
X370 Gaming Plus
X370 Gaming Pro
X370 Krait Gaming
X370 SLI Plus
X370 Gaming M7 ACK.
Një numër më i madh i pllakave amë B350 do të marrin azhurnimin e BIOS-it, dhe këtu përfshihen seritë Tomahawk, Gaming Plus, Mortar, Gaming Pro dhe Krait. Pllakat X470 Gaming M7 AC, Gaming Pro Carbon (AC), Gaming Plus dhe Gaming Pro gjithashtu do të kenë mbështetje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme