Dokumentacioni i zbulon detajet e çipit Snapdragon 735

Dokumentacioni i zbulon detajet e çipit Snapdragon 735

23 April 2019 18:11

Disa javë më parë Qualcomm prezantoi çipsetin Snapdragon 730, por si duket kompania po planifikon ta publikojë edhe modelin Snapdragon 735. Është paraqitur ai që duket si dokumentacion i brendshëm, me detaje mbi specifikimet kryesore të çipsetit, transmeton GSMArena.

Çipi do të krijohet në procesin 7nm, si modeli aktual premium Snapdragon 855. Ai do ta përdorë një CPU tetëbërthamëshe në konfigurimin 1 + 1 + 6. Shpejtësitë e pritura të takteve janë 1 x 2.9GHz + 1 x 2.4GHz + 6 x 1.8GHz, ndërsa bërthamat Kryo 400 me siguri do të jenë derivate Cortex-A76 me dy kryesore, ndërsa gjashtë të tjerat do të jenë Cortex-A55.

GPU-ja Adreno 620 do ta ketë një takt prej 750MHz, ndërsa Snapdragon 735 do të ketë edhe NPU220 @ 1GHz për operacionet e menaxhuara nga inteligjenca artificiale. Përveç kësaj, Snapdragon 735 do të ketë gjithashtu modem 5G, shkruan KOHA Ditore.

Burimi i dokumentit më të ri është i njëjti i cili edhe një vit më parë kishte sjellë informata të hershme për Snapdragon 730, e që ishin përgjithësisht të sakta, kështu që është e mundur që edhe këtë herë kemi informacion të besueshëm për çipin e ri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme