LG-ja patenton telefonin me tri kamera selfie

LG-ja patenton telefonin me tri kamera selfie

23 April 2019 16:11

LG-ja e ka paraqitur kërkesën për patentë për telefonin e ri, ndërsa skicat bazë të pajisjes i paraqesin tri kamera në anën e pasme dhe tri kamera selfie. Patenta është regjistruar në WIPO (World Intellectual Property Office), raporton GSMArena.

Pajisja nga diagrami duket se i ka tre kamera në notch. Edhe pse funksionet e këtyre kamerave nuk janë përshkruar, mund të supozohet se bëhet fjalë për kamerat standarde, ultra-të gjera dhe ToF.

Ky mund të jetë pasuesi i modelit LG V50, duke pasur parasysh ngjashmërinë e sistemit të montuar horizontalisht me tre kamera në anën e pasme. Në tërësi, dizajni i përgjithshëm është shumë i ngjashëm me telefonat aktual premium të kompanisë LG, shkruan KOHA Ditore.

Në anën e majtë ndodhen tastet e ndara për zë dhe tasti i dedikuar Google Assistant. Në anën e djathtë ndodhet tasti për ndezje dhe slloti SIM/microSD. I vetmi dallim është mungesa e portit për kufje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme