Shtyhet lansimi i Samsung Galaxy Fold Foto: The Verge

Shtyhet lansimi i Samsung Galaxy Fold

22 April 2019 18:36

Galaxy Fold tashmë kishte disa probleme para lansimit dhe tani problemet vazhdojnë.

Samsung ka njoftuar se do të shtyjë konferencat e tij për shtyp në Hong Kong dhe Shanghai, fillimisht të planifikuar për 23 dhe 24 prill. Deri më tani, nuk është shtyrë lansimi i këtij smartfoni të palosshëm në SHBA, i planifikuar për 26 prill.

Kompania nuk ka bërë të ditur arsyet e shtyrjes së lansimit të Galaxy Fold dhe as datën e re të lansimit. Gjithashtu, nuk dihet nëse kjo do të ketë ndikim në lansimin e telefonit në Tajvan, të planifikuar për datën 25 prill.

Samsung, pa asnjë befasi, nuk dëshiron të lidhë shtyrjen e lansimit me modelet e dëmtuara që u gjetën në testime, por është e mundur që kompania e Koresë së Jugut ka nevojë për më shumë kohë për të zgjidhur problemet përpara valës tjetër të shpërndarjes së modelit Galaxy Fold./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme