Tech

Kështu duket Mortal Kombat 11 në konzolën Nintendo Switch

Descriptive Text

NetherRealm Studios e ka publikuar trailerin e ri, i cili kësaj rradhe e prezanton gameplayin për versionin e lojës Mortal Kombat 11 në Nintendo Switch. Traileri gjithashtu i tregon disa skena të story mode, raporton TweakTown.

Rreth dy javë më parë, Ed Boon (drejtori i Mortal Kombat për NetherRealm Studios) u pyet nëse loja në konzolën Switch do të punojë në 30fps apo 60fps, dhe sipas tij "versioni Switch do të punojë në 60fps". Pyetja tjetër, e cila logjikisht pason, do të ishte nëse grafika për lojë është reduktuar për ta arritur 60fps.

Nga ajo që mund të shihet në gameplay, Mortal Kombat 11 definitivisht i ka të reduktuara mundësitë grafike ashtu që loja të përshtatet me limitet harduerike në konzolën Nintendo Switch. Por shumë lojtarë me siguri do ta vlerësojnë një grafikë pak më të keqe, nëse kjo nënkupton performanca më të mira, shkruan KOHA Ditore.

Mortal Kombat 11 në Xbox One, PlayStation 4, PC dhe Nintendo Switch do të mbërrijë më 23 prill.