LG aplikon për patentën për smartfonin me tri kamera për ‘selfie’ Foto: GSM Arena

LG aplikon për patentën për smartfonin me tri kamera për ‘selfie’

20 April 2019 11:44

Kompania e njohur jug-koreane, LG Electronics, ka aplikuar për një patentë për smartfonin që përmban skicat bazike të pajisjes dhe të pajisur me tri kamera në pjesën e pasme dhe tri në pjesën e përparme.

Në këto skica, shihet se smartfoni i ri ka tri kamera dhe prerjen (notch) në ekran. Ende nuk ka ndonjë përshkrim për secilën kamerë, por mund të supozojmë se njëra ka lente standarde, tjetra – ultra të gjerë, dhe e treta mund të jetë sensor ToF.

Bazuar në skicat e këtij smartfoni të ri, duket se mund të jetë pasardhës i LG V50 i cili është lansuar disa muaj më parë në MWC, transmeton Koha.net. Pjesa e pasme duket shumë e ngjashme me atë të LG V50 i cili ka tri kamerat e vendosura horizontalisht.

Ana e majtë e smartfonit të ri, bazuar në këto skica, shihet se ka butonët për ngritjen/uljen e zërit dhe butonin për Google Assistant. Në anën e djathtë është butoni “Power” dhe hapësira për SIM kartelën/microSD.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme