FB ruante miliona fjalëkalime pa kode të Instagramit

FB ruante miliona fjalëkalime pa kode të Instagramit

19 April 2019 14:25

Facebook njoftoi dje se bëhet fjalë për miliona përdorues të Instagramit, jo vetëm për dhjetëra mijëra të identifikuar fillimisht, të cilët kishin fjalëkalimin e tyre të ruajtur në servera të brendshëm në formë jo të koduar.

Kompania mëmë e Instagramit zbuloi më 21 mars se fjalëkalimet e qindra miliona përdoruesve ishin ruajtur në servera të brendshëm në formë jo të koduar, pasi konfirmoi se kishte pasur asnjë cenim në aspektin e sigurisë.

Ai sqaroi se shqetësimi ishte zgjidhur dhe raportohet të ketë prekur qindra miliona përdorues të Facebook Lite, një version i uebit për lidhjet e internetit me cilësi të ulët, dhjetëra miliona përdorues të tjerë të Facebook dhe dhjetëra mijëra përdoruesve të Instagramit.

Rrjeti social pas rishikimit të numrit të përdoruesve të prekur nga ky defekt konstatoi se kishte zbuluar fjalëkalime të reja të Instagramit. Sot ne vlerësojmë se problemi ka prekur miliona përdorues të Instagramit, njofton Facebook në një publikim të ripërditësuar të bërë më parë në blog më 21 mars.

Grupi, i cili pretendon 2.3 milionë përdorues aktivë në të gjithë globin, konfirmon se nuk është identifikuar asnjë përdorim keqdashës i këtyre fjalëkalimeve./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme