“Alibaba” shpërndan postën me anë të identifikimit të fytyrës

“Alibaba” shpërndan postën me anë të identifikimit të fytyrës

19 April 2019 09:25

Kompania kineze “Cainiao Network”, degë e gjigantit “Alibaba” në sektorin e shpërndarjes, njoftoi aplikimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës për shërbimet e transportit.

Në Kinë, në kohën e dërgimit, secili dërgues është i detyruar të identifikojë veten duke paraqitur dokumentin e tij të identitetit.

Siç njoftohet, shërbimi i ri do të lejojë përdoruesit të identifikohen me anë të skanimit të fytyrës, që zgjat një ose dy sekonda.

Në këtë mënyrë dërguesve nuk do t’u kërkohet më për të siguruar të dhënat e tyre personale.

Për të përfituar nga ky shërbim, përdoruesit së pari do të duhet të ngarkojnë informacione mbi marrësit dhe destinacionin e transportit për aplikacione të ndryshme të “Alibaba”, “Taobao” dhe “Alipay”, pjesë e korporatës Alibaba.

Kompania beson se kjo teknologji, e sugjeruar dhe e miratuar nga autoritetet lokale të postës dhe të sigurisë, do të sigurojë mbrojtje më të mirë për privatësinë e dërguesve. Për më tepër, sipas “Cainiao Network”, ky shërbim do të thjeshtojë të gjithë procesin e transportit./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme