Prezantohet ekrani interaktiv Philips 222B9T

Prezantohet ekrani interaktiv Philips 222B9T

19 April 2019 07:48

MMD ka prezantoi monitorin 22 inçësh Philips 222B9T LCD me funksionin SmoothTouch. Pajisja është e pajisur me teknologjinë 10-point touch, stylus, certifikatë IP54 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, një gamë të gjerë konektorësh dhe një mbajtës fleksibil për lëvizje më të lehtë. Monitori është ideal për sektorët e shitjes me pakicë, sistemet POS dhe POI, raporton guru3D.

Philips 222B9T premton një interaksion të papenguar, të thjeshtë dhe intuitiv me teknologjinë SmoothTouch, e cila e garanton një reagim natyral, fluid përmes prekjes në ekranin e projektuar dhe kapacitiv.

Image

Monitori e ka ekranin 16:0 FullHD, ofron detaje të qarta, ndriçim optimal dhe ekran të gjallë, dhe përfiton nga teknologjia Philips SmartContrast e cila automatikisht e përshtatë ngjyrën dhe dritën e prapavijës për ta ofruar pamjen më të mirë të mundshme. Kjo teknologji inovative gjithashtu e përfshin edhe Economy mode, që siguron një konsum konstant të ulët, shkruan KOHA Ditore.

Philips 222B9T u krijua për të qenë sa më i rehatshëm për përdorim, dhe për këtë shërbejnë teknologjitë si shtresa Anti-Glare, LowBlue Mode, Flicker-Free etj. Nga konektorët përfshihen portet VGA, DVI-D, DisplayPort 1.2 dhe HDMI 1.4, si dhe mbështetja për USB 3.1.

Monitori do të jetë në dispozicion nga mesi i prillit me një çmim prej rreth 275 eurosh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme