Tech

Netflix do të rris çmimin për abonim

Descriptive Text

Netflix ka paralajmëruar konsumatorët se çmimi i platformës së tyre do të rritet së shpejti, si dhe ka treguar se është duke u përgatitur që të rrezikoj humbjen e disa abonentëve.

Numri i abonentëve që pritet ta braktisin Netflix është rreth 5 milionë, apo 8 për qind, transmeton koha.net.

Rritja e çmimit duket se do të jetë për 3 dollarë për konsumatorët e saj në SHBA, Brazil, Meksikë e disa pjesë të Evropës.

Rritja e kostos thuhet se ka ardhur si rezultat i prodhimit të përmbajtjeve origjinale të Netflixit.

Netflix ka konfirmuar se është duke testuar planet për çmime më të larta që nga muaji i kaluar.

Tani çmimi për pakon bazike është 7 euro e që do të bëhet 13 euro, për pakon standarde nga 9 euro në 14 dhe ajo premium nga 12 në 15 euro në muaj.

Çmimet e sugjeruara nga Netflix duket se do të rriten për 3 dollarë në muaj për secilën ofertë të tyre, përveç asaj bazike që si duket do të rritet për 6 dollarë, ndërsa për ato vjetore për 36 dollarë.