Zbulohen detajet e para të PlayStation 5

Zbulohen detajet e para të PlayStation 5

17 April 2019 10:27

Sony ka zbuluar detajet e para për PlayStation 5.

Fansat e video-lojës po presin me padurim çdo informacion në lidhje me zëvendësimin e PS4, por deri më tani detajet janë mbajtur shumë sekrete.

Arkitekti i sistemit të Sony, Mark Cerny zbuloi në një intervistë për "Wired" se do të jetë shumë më i shpejtë, më i fuqishëm dhe përfshin audio të përmirësuar, përcjell Ora.

Por mos prisni të dalë në shitje këtë vit. Do ju duhet të keni durim deri vitin tjetër. As çmimi që do të ketë PlayStation 5 nuk dihet ende.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme