Tech

VLC përsëri në dispozicion për përdoruesit e Huawei

Vitin e kaluar, developerët e aplikacionit të popullarizuar VLC morën masa drastike ndaj Huawei. Në një tweet, ekipi i VideoLAN vuri në dukje se politika agresive e Huawei për menaxhimin e proceseve në prapavijë krijon probleme, kështu që ekipi vendosi ta bllokonte përdorimin e aplikacionit VLC nga Play Store. Tani kjo ndalesë më nuk është në fuqi, raporton Neowin.

Sipas developerëve, telefonat Huawei e kishin shprehinë që ta fikin VLC-në kur ajo nuk ishte në fokus, duke e bërë të pamundur reprodukimin e përmbajtjes në prapavijë. Edhe pse Huawei vërtetë e ka mundësinë e fikjes agresive të aplikacioneve në konfigurime, kompania ka kohë që ka ndaluar së bëri këtë në mënyrë të paracaktuar (default).

Tani, nga përdoruesit e VLC arrijnë informatat se aplikacioni është kthyer në telefonat Huawei. Ndërkohë u prononcua edhe ekipi i VideoLAN, i cili theksoi se ky ndryshim ka ndodhur disa muaj më parë, por që nuk u paraqit nevoja që kjo të njoftohet zyrtarisht, shkruan KOHA Ditore.

Azhurnimi i fundit ishte në gusht të vitit 2018, kur VideoLAN vuri në dukje se po punonte me kompaninë Huawei në implementimin e përmirësimit. Në një moment, Huawei e azhurnoi firmwarein e vet dhe VLC e largoi bllokimin. Datat konkrete nuk janë publikuar.