Dark Mode për Facebook Messenger në dispozicion për të gjithë

Dark Mode për Facebook Messenger në dispozicion për të gjithë

17 April 2019 10:53

Pas një muaji, Facebook Messenger tani është bërë aplikacioni më i ri i madh që ka mbështetje për Dark Mode, përcjell Engadget.

Tani e tutje, përdoruesit do të mund ta përdorin opsionin e popullarizuar të errësimit të interfejsit nga konfigurimet duke e përdorur versionin e iOS dhe Android të aplikacionit. Dark Mode për Facebook Messenger tani vjen për përdoruesit globalisht.

Një numër i madh aplikacionesh të tjera, duke përfshirë YouTube dhe Twitter, gjithashtu ofrojnë Dark Mode. Ky opsion mund ta zgjasë jetëgjatësinë e baterisë në telefon, dhe kjo vlen veçanërisht për ekranet OLED, shkruan KOHA Ditore.

Gjithashtu, nëse thashethemet rezultojnë të vërteta, versionet e ardhshme të sistemeve operative iOS dhe Android do të kenë Dark Mode të integruar, në nivel sistemi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme