Ekziston ruksaku i cili hapet me gjurmët e gishtave

Ekziston ruksaku i cili hapet me gjurmët e gishtave

16 April 2019 21:22

Si thoni për një ruksak të superfuqishëm i cili hapet me gjurmët e gishtave? Ekipi nga Agazzi Designs në platformën për crowdfunding Kickstarter filloi të mbledhë fonde për ruksakun e avancuar teknologjikisht. Në të ata e kanë integruar një lexues të gjurmëve të gishtave, si dhe disa gjëra të tjera.

Metodat biometrike e autentifikimit të identitetit është përndryshe e zakonshme në telefonat e mençur ose laptopët dhe pajisjet e tjera, por përdoren rrallë në gjërat e tjera që i përdorim çdo ditë.

Ekipi nga Agazzi Designs dëshiron ta ndryshojë këtë. Shikoni foton se çfarë funksione i fsheh ky ruksak në dukje i thjeshtë dhe elegant.

Image

Në këtë ruksak (të papërshkueshëm nga uji), i cili e ka një kapacitet prej 23l, mund të futet laptopi, tableti dhe pajisje të tjera elektronike.

Ai e ka një bateri të integruar me mbushje, një xhep të veçantë për portofol me mbrojtje RFID dhe një tjetër xhep për syze dielli (gjithsej i ka 15 xhepa të madhësive dhe qëllimeve të ndryshme) dhe mund të pajiset edhe me një sistem të ndriçimit të jashtëm dhe të brendshëm.

Image

Lexuesi i gjurmëve të gishtave mund të përdoret për t’i mbyllur pjesët kryesore ose për ta lidhur çantën për diçka.

Prodhuesi për ruksakun e veçantë ofron garanci të përhershme, por meqë bëhet fjalë për projekt nga Kickstarters, gjithë këtë duhet marrë me një dozë rezerve, shkruan KOHA Ditore.

Nëse arrijnë ta mbledhin shumën prej 97.912 dollarëve, ruksakët e parë do të duhej të livrohen tek konsumatorët në shtator të këtij viti.

Në kohën kur është shkruar artikulli, janë mbledhur pothuajse 83.000 dollarë, pra mungojnë vetëm edhe pak deri tek realizimi i synimit. Modeli më i lirë do të kushtojë 207 dollarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme