Samsung Galaxy A2 Core do të jetë më i lirë se modeli J2 Core

Samsung Galaxy A2 Core do të jetë më i lirë se modeli J2 Core

16 April 2019 19:19

Samsung Galaxy A2 Core do të lansohet së shpejti, ndërsa thashethemet e fundit i konfirmojnë specifikimet të cilat u shfaqën më parë. Këtu duhet shtuar edhe çmimi potencial i telefonit gjë që edhe u zbulua, raporton GSMArena.

U bë i ditur çmimi për Indi i këtij telefoni Android Go, ku do të kushtojë rreth 76 dollarë/68 euro. Ky është një çmim më i ulët sesa çmimi me të cilin shitet Galaxy J2 Core - telefoni i parë i Samsungut me Android Go.

Galaxy A2 Core do ta ketë një shtëpizë plastike dhe një ekran LCD prej 5 inçësh me rezolucion QHD. Telefoni do ta ketë çipsetin Exynos 7870 me 1GB RAM dhe 16GB hapësirë ruajtëse, ndërsa softueri do të jetë versioni i Android 9 Pie Go.

Telefoni do ta ketë baterinë prej 2600mAh. Në pjesën e pasme do të vendoset kamera prej 5MP, ndërsa të njëjtin rezolucion do ta ketë edhe kamera e përparme, shkruan KOHA Ditore.

Për momentin nuk dihet data e saktë e publikimit të modelit Samsung Galaxy A2 Core, ndërsa telefoni do të jetë në dispozicion në variant të kuq, të kaltër dhe gri të errët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme