CEO i OnePlus: Telefoni i palosshëm nuk do të arrijë së shpejti, kompania po punon në televizorë

CEO i OnePlus: Telefoni i palosshëm nuk do të arrijë së shpejti, kompania po punon në televizorë

16 April 2019 17:17

OnePlus sivjet do të mund t’i prezantojë madje tre telefona, por në mesin e tyre nuk do të jetë ndonjë model i palosshëm. Pete Lau, CEO i kompanisë OnePlus, në një intervistë i dha disa informacione rreth planeve të ardhshme të kompanisë, raporton GSMArena.

Telefonat e palosshëm nuk janë të gatshëm për tregun e zakonshëm, dhe jo vetëm për shkak të çmimit të lartë me të cilin ofrohen aktualisht. Lau thekson se telefonat e palosshëm aktualisht nuk ofrojnë asgjë jashtëzakonisht të ndryshme nga telefonat aktualë. Ekranet e palosshëm kanë potencial, por jo në telefona dhe jo në këtë moment, shton ai.

Në vend të kësaj, OnePlus dëshiron të zgjerohet në segmente të tjera - kompania është duke punuar në krijimin e TV-së, ose "ekranit të mençur" siç e quan Lee. Sipas tij, telekomanda është vjetruar dhe në vend të kësaj AI do të mund t’i mësojë shprehitë e përdoruesit dhe të sigurojë informacione përkatëse në bazë të tyre, shkruan KOHA Ditore.

OnePlus gjithashtu dëshiron të hyjë në tregun e automobilave, produkteve për zyre në kombinim me funksionet 5G dhe AI.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme