Vrima e zezë që hyri në histori tani e ka edhe emrin e vet

Vrima e zezë që hyri në histori tani e ka edhe emrin e vet

16 April 2019 15:15

Vrima e zezë e cila ka hyrë në histori si lloji i parë i fotografuar i këtij trupi të madh qiellor u emërtua Powehi.

Powehi është një frazë havaiane e cila mund të përkthehet si "burim i zbukuruar i zi i kreacionit të pafund". Kështu e quajti profesori i gjuhës havaiane Larry Kimura, ndërsa gjuha havaiane është zgjedhur sepse dy nga tetë teleskopët e përdorur në fotografimin e vrimës së zezë ndodhen në parajsën e paqësorit.

Powehi është përmendur në një këngë popullore havaiane kushtuar krijimit të botës, e titulluar "Kumulipo".

Rikujtojmë, Powehi u fotografua me ndihmën e disa teleskopëve të lidhur në një teleskop virtual të madhësisë së Tokës. Në vitin 2017 ai u drejtua drejt vrimës së zezë në galaktikën M87, ndërsa në dy vitet e fundit janë mbledhur dhe organizuar të dhënat për ta bërë një foto sa më të mirë, shkruan KOHA Ditore.

Përveç Powehi, teleskopi virtual gjithashtu e studion vrimën e zezë Sagittarius A * në mes të Rrugës së Qumështit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme