Mijëra robotë mbërrijnë në dyqanet amerikane për të shkarkuar mallra dhe për t’i pastruar dyshemetë

Mijëra robotë mbërrijnë në dyqanet amerikane për të shkarkuar mallra dhe për t’i pastruar dyshemetë

16 April 2019 14:13

Walmart ka kohë që i ka "punësuar" robotët në dyqanet në të gjithë Amerikën në punët e inventarit, por tani dëshiron që ata të punojnë dhe t’i fshijnë dyshemetë dhe të shkarkojnë mallra.

Synimi përfundimtar i korporatës amerikane nuk është që t’i pushojë nga puna punëtorët e dyqaneve, por, siç thekson, punëtorët të jenë më të fokusuar në ofrimin e ndihmës për blerësit.

Image

Kështu, mijëra robotë të rinj do të vendosen në dyqanet amerikane. Deri në shkurt të vitit të ardhshëm, pritet që më shumë se 4,700 dyqane në të gjithë Amerikën do t’i kenë pastruesit e tyre autonomë të dyshemeve.

Walmart gjithashtu do të vendosë robotë të cilët e skanojnë inventarin në 350 dyqane. Gjithashtu në 1700 dyqane do të vendosen robotët të cilët automatikisht do t’i skanojnë kutitë derisa dalin nga kamioni për livrim, dhe do t’i sortojnë sipas departamenteve në shiritat transportues.

Walmart thotë se këta asistentë të mençur do ta reduktojnë kohën të cilën punëtorët e kalojnë në detyra "të përsëritshme, të parashikueshme dhe manuale" në dyqane dhe do t’u mundësojnë që të kalojnë në shitjen e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për konsumatorët.

"Trendi i përgjithshëm që e shohim është se automatizimi i detyrave të caktuara u siguron bashkëpunëtorëve më shumë kohë për t’i bërë punët me të cilat janë të kënaqur", tha Doug McMillon, menaxher i përgjithshëm i Walmart.

Shitësit besojnë se robotët do t’i rrisin shitjet dhe do ta bëjnë shitblerjen më efikase. Walmart gjithashtu thotë se robotët e kufizojnë qarkullimin e punëtorëve, shkruan KOHA Ditore.

Këta robotë janë testuar në qindra dyqane gjatë disa viteve të fundit. Nga Walmart theksojnë se ky inovacion është mjaft efektiv dhe tregon se robotët do ta luajnë një rol kyç në të ardhmen e zinxhirëve të dyqaneve të shitjes me pakicë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme