Gaming laptopi Acer Predator Helios 700 ka tastierë slider dhe trackpad

Gaming laptopi Acer Predator Helios 700 ka tastierë slider dhe trackpad

16 April 2019 12:12

Kompania Acer e ka prezantuar laptopin e vet më të ri për gaming – modeli i avancuar Predator Helios 700. Pajisja duket si një version më i madh i modelit Predator Helios 300, por me dizajn të azhurnuar, raporton The Verge. Tastiera dhe trackpad mund të tërhiqen mbi slider, ndërsa trackpad mund të shërbejë si një “pushimore” për pëllëmbët.

Tastiera është padyshim tipari kryesor i modelit të ri Predator Helios 700. Acer e quan tastierën "HyperDrift", dhe nuk i implementon vetëm ndryshimet kozmetike. Bartja e tastierës në pjesën e përparme i zbulon ventilatorët poshtë saj, të cilët e përmirësojnë ftohjen dhe performancën e sistemit. Tastet janë të tipit "MagForce", me switchë linearë, për të cilët Acer pretendon se ofrojnë saktësi më të mirë sesa modelet tradicionale.

Acer Predator Helios 700 e ka një ekran 17.3-inçësh 1080p, gjeneratën e nëntë të procesorit Intel Core i9 dhe NVIDIA GeForce RTX 2080 ose RTX 2070 GPU. Laptopi mund të konfigurohet me deri në 64GB RAM dhe hapësirë ruajtjeje deri në 1TB SSD ose 2TB HDD.

Për shkak të dizajnit të azhurnuar, kanë ndryshuar edhe dimensionet, kështu që Helios 700 është një pajisje mjaft e madhe me një trashësi prej 41.7mm dhe një peshë prej 4.5kg, shkruan KOHA Ditore.

Përveç modelit Helios 700, Aceri i ka publikuar dhe specifikimet e përmirësuara për modelin ekzistues Helios 300. Laptopi tani vjen me procesorë Intel Core të gjeneratës së nëntë, ekran opsional 144Hz dhe GPU RTX 2070 Max-Q. Çmimi dhe disponueshmëria e laptopëve nuk dihen ende.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme