Tech

Microsofti zbulon se disa llogari në Outlook.com së fundmi janë ekspozuar ndaj shkeljes së privatësisë

Descriptive Text

Microsofti u ka dërguar e-maila disa përdoruesve të Outlook.com, me një njoftim për shkelje të sigurisë së këtij shërbimi. Problemi përbëhej nga komprometimi i detajeve të qasjes së një prej agjentëve për mbështetje, i cili e mundësoi qasjen në llogaritë e përdoruesve nga sibjekte të paautorizuara. Sipas Microsoftit, lëshimi i sigurisë ishte aktiv nga 1 janari deri më 28 mars, ndërsa në ndërkohë kredencialet e komprometuara u çaktivizuan, raporton SlashGear.

Përdoruesit e Outlook.com, të cilët ishin të ekspozuar ndaj lëshimit të sigurisë, morën e-maila me detaje rreth problemit. Sipas Microsoftit, çdokush që ka pasur qasje në kredencialet në fjalë ka mundur t’i shihte e-mail adresat, folderët me emra, subjekte të e-mailave dhe adresat e njerëzve me të cilët ka komunikuar përdoruesi. Përmbajtja e e-mailave nuk shihej dhe as përmbajtja e bashkëngjitur në mesazhe.

Përdoruesit që e morën mesazhin nga Microsofti duhet të jenë tepër të kujdesshëm në punën me e-maila, për të verifikuar se janë dërguar nga ndonjë adresë legjitime dhe se linqet përcjellëse nuk i ridrejtojnë në faqe rastësore dhe të panjohura të cilat mund të mbledhin informacione në lidhje me përdoruesit, shkruan KOHA Ditore.

Edhe pse informacionet për logim nuk janë komprometuar në këtë shkelje të sigurisë, Microsofti megjithatë rekomandon që përdoruesit t’i resetojnë fjalëkalimet për e-mailat e tyre.